Lajmet e fundit

Një i ri serb u rrah të premtën e kaluar në Kusce të Epërme të Gjilanit.
Po ashtu disa pelegrinë serb u sulmuan edhe në afërsi të Kishës së Ortodokese në Pejë, njofton Klan Kosova.
Atyre ju thyen xhamat e autobusëve.
Rajoni i Dukagjinit për deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq është zonë me rrezikshmëri të lartë për serbët.
Për këtë shkak Simiq, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, takoi ministrin e brendshëm Skender Hyseni për t’ia paraqitur shqetësimet për sigurinë e bashkëkombësve të tij. Nga ky takim ai doli i knaqur.
Deputeti serb tha të ketë marr edhe premtime nga Ministri i Punëve të Brendëshme për të forcuar strukturën e policëve serb dhe vendosjen e pikave statike të kontrollit në rajonet ku po ndodhin incidentet.
Simiq tha se ka besim në organet e sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim Simiq e Hyseni, kanë biseduar edhe për pjestarët e mbrojtjes civile të cilët janë integruar në institucionet e Kosovës.
Përfaqësuesi serb, tha se ata nuk kanë marr paga që dy muaj, por pas takimit me ministrin duket se pagat e tyre do të jepen në mënyrë retroaktive.
Pos këtyre, Slavko Simiq e Skënder Hyseni janë dakorduar që të vizitojnë edhe pjesën veriore të Kosovës.
Kronikë e Dibran Istrefit.