Lajmet e fundit
Trajneri argjentinas ka thënë se atij i pëlqen kur skuadra e tij i bën me nerva kundërshtarët dhe ka kërkuar nga skuadra që të vazhdojë rrugën e triumfeve.

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madridit i pëlqen të jetë i bezdisshëm për kundërshtarët, ndërsa vazhdon luftën për titullin e La Ligas këtë edicion.
Kampionët e edicionit 2013-14 kanë katër pikë më pak se Barcelona pas 12 ndeshjeve dhe mund të dalin pesë pikë para Real Madridit nëse mposhtin Espanyolin këtë fundjavë.
“Ideja dhe pritshmëritë janë që të jemi skuadër sa më bezidsëse”.
“Duam që kundërshtarët të shqetësohen kur luajnë kundër nesh”.
“E kemi bërë këtë gjë, por është vështirë të mbahet ritmi”.
“Prandaj duhet që secilën ndeshje ta mendojmë më vete”.