Lajmet e fundit

Diego Simeone mbetet krenar me arritjet e Atletico Madrid këtë sezonë, pavarësisht se ëndrra e tyre për të fituar titullin e La Ligas ka mbaruar.
Kjo pasi Atletico u mposht nga Levante befasisht me rezultatin 2:1, shkruan Goal.com.
Kështu skuadra e Simeones tash zë vendin e tretë në pamundësi për të arritur Barcelonën.
“Iu kam treguar lojtarëve se jam shumë krenar me arritjet e tyre.”
“Tash na mbetet që të luftojmë për pozitën e dytë. Nëse s’mundemi këtë atëherë duhet të kënaqemi me vendin e tretë”, ka thënë Simeone, transmeton Klan Kosova.