Lajmet e fundit

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në spital në Milano për shkak të problemit me zemër, por gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën, ka thënë një zëdhënës i partisë së tij, transmeton Klan Kosova.
Spitali i San Raffaelos tha përmes një deklarate se hospitalizimi i tij ishte i nevojshëm.
Berlusconi, i cili kishte një stimulues kardiak të implantuar në një spital të SHBA-ve , kur ai ishte 70 vjeçar, do t`i nënshtrohet testeve "në ditët e ardhshme" për të përcaktuar terapinë e duhur, thuhet më tutje në deklaratën e spitalit.
Lideri 79-vjeçar nga qendra e djathtë ka qenë kryeministër i Italisë për katër herë radhazi, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.