Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej javës së kaluar ka filluar të bëhet shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
"Me qëllim të parandalimit të gripit, sidomos te grupet më të ndjeshme siç janë të moshuarit dhe fëmijët, nga MSh janë siguruar mbi 50.000 mijë vaksina, përfshirë këtu edhe dozat për fëmijë, të cilat janë vënë në dispozicion të qytetarëve".
Në mënyrë simbolike, një grup i qytetarëve të moshuar janë vaksinuar të hënën në IKSHP, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të moshuarve, transmeton Klan Kosova.