Lajmet e fundit

Ekipi i sigurisë i Beyonce, janë duke përgatitur deri në detajet e fundit për të përcjellë yllin deri në spital, kur të vijë koha për lindje.
Ata kanë bërë ushtrime disa herë në rrugën për në spitalin Cedars-Sinai Medical Center në Los Angeles, ku Beyonce pritet të sjellë në jetë binjakët.
Sipas disa burimeve të afërta me çiftin, Beyonce dhe Jay Z madje kanë konsideruar që të përdorin helikopterin për te dërguar Beyonce-n të lindë.
“Ata janë shumë nervoz për rrugën për në spital, sa që njëherë kanë konsideruar të marrin një helikopter, mirëpo Beyonce ka vendosur kundër kësaj ideje ngaqë ka thënë që nuk ndihet rehat” ka thënë burimi për In Touch Weekly, transmeton Klan Kosova.

