Lajmet e fundit

Subjekte publike dhe private duhet të marrin masa shtesë për të garantuar sigurinë e aktivitetit të tyre. Projektligji i prezantuar dje në Komisionin e Sigurisë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i bën detyruese këto masa.
Projektligji përcakton kriteret mbi bazën e të cilave përcaktohen dhe subjektet që duhet t’i përgjigjen detyrimit ligjor ku përfshihen subjekte si bankat, lokalet e natës, mjetet që merren me transportin e udhëtarëve apo mjeteve të rrezikshme, lojërat e fatit e deri te subjektet publike si kopshte apo kënde lojërash.
Masat shtesë të sigurisë përfshijnë vendosjen e kamerave, detektorëve, kontraktimin e shërbimeve private për sigurinë fizike apo linja direkte për të sinjalizuar policinë në çdo rast problemesh.
Nisma e qeverisë e prezantuar dje nga Tahiri u kundërshtua fort nga opozita, e cila e cilësoi atë si tregues të dështimit të punës së policisë. Madje deputeti Flamur Noka deklaroi se dështimi i punës së policisë vjen nga fakti se kupola drejtuese e saj, por edhe vetë ministri, janë të kapur nga krimi/Shekulli/