Lajmet e fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik gjatë një puntorie të mbajtur me temën “Siguria Kibernetike në Kosovë” së bashku me pjesëmarrësit tjerë nga Banka Botërore dhe institucione tjera ndërkombëtare, cilësuan se kjo fushë është e domosdoshëm që të monitorohet.

“Është obligim i institucioneve që të gjejnë një balancë të arsyeshëm në mes të përdorimit racional të internetit dhe gjetjes së formave më adekuate për tu siguruar që të mos ketë qasje të paautorizuar ashtu që të mos përdoret për qëllime të këqija, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thuhet në komunikatën për media.
Stavileci nënvizoi se pa fushën e teknologjisë informative dhe komunikimeve elektronike sot nuk mund të paramendohet asnjë sektor i ekonomisë. Mirëpo, aq sa kjo fushë mund të sjellë efekte pozitive dhe dobi të shumta në të gjithë sektorët e ekonomisë, në anën tjetër bart me vete edhe disa rreziqe potenciale.
Nga ana e tij, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters tha se varësia e rritur nga interneti, si burim i informatave dhe si një instrument menaxhues, krijon mundësi të pafundme por gjithashtu edhe bartë edhe rreziqe të reja.
Sipas tij, duke i kushtuar një vëmendje të vazhdueshme dhe të thelluar sigurisë kibernetike – familjet, kompanitë dhe qeveria mund të përfitojnë nga qasja në informata, fuqizimi i menaxhimit dhe mbikëqyrjes, tregtisë në zhvillim, dhe komunikimit në përmirësim duke qenë të mbrojtur deri në një masë nga krimet kibernetike dhe rrjedhjet e sigurisë kibernetike. Thuhet më tej në kumtesën për media të ministrisë,transmeton Klan Kosova.