Lajmet e fundit

Në Manastirin e Istogut nuk lejohet xhirimi po nuk u dha leja nga ati Sava Janjiq në Deçan, njofton Klan Kosova.
Ai nuk lejoi ekipin e Klan Kosovës as të bisedojë me murgeshat në Istog.
“Na vjen keq nuk mund të filmoni apo të merrni prononcime nga klerikët në asnjërin në objektet fetare ortodokse në Kosovë. Ky është urdhër nga lartë”, tha Sava Janjiq.
Kjo ishte përgjigja që ati Sava ia dha Klanit nëpërmjet telefonit.
Ndërkohë, Manastiri ku ai shërben sigurohet nga pjesëtarët e KFOR-it, të cilët nuk lejojnë të shkohet aty pa lejen e murgjve.
Një polic qëndron edhe tek kisha ortodokse në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha, këto masa të sigurisë rreth objekteve fetare të serbëve janë të rregullta. Ai mohoi të jenë shtuar masat e sigurisë.
Kronikë nga Fillojeta Konjuhi.