Xhiro e 11-të e elitës së basketbollit kosovar vjen këtë mesjavë me ndeshje të zjarrta dhe të rëndësishme për renditjen tabelore para fillimit të dritares së FIBA-s që fillon javën e ardhshme ku skuadrat mund të pushojnë dhe të kryejnë transferimet e reja para vazhdimit të kampionatit.
E mërkura na sjell dy duele interesante të cilat përplasin skuadra në pozita të ndryshme tabelore.
Me fillim nga ora 19:00, Bashkimi pret Rahovecin në Prizren në një ndeshje direkt për stabilitet në tabelë dhe për t’i ikur zonës së barazhit, sepse aktualisht këto dy skuadra janë të rrezikuara. Ky duel do të vijë në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit dhe pritet të jetë shumë interesant.
Gjithsesi para kësaj ndeshje në kanalet K-Sport, të cilat janë po ashtu pjesë e platformës numër një në vend Artmotion, mund ta shikoni edhe përballjen tjetër mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ekipe këto të cilat po luftojnë për kreun e tabelës dhe momentalisht renditen në pozitat 2 dhe 3.
5-shet e mundshme startuese në ndeshjen Bashkimi – Rahoveci:
Bashkimi: Tooner, Bunjaku, Biraj, King, Lewis
Rahoveci: Morina, Mala, Monroe, Yarbough, Grene
5-shet e mundshme startuese në ndeshjen Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli:
Prishtina: Mitchell, Palokaj, Tomsick, Zeqiri, Faye
Ylli: Kastrati, Tmusiq, Morina, Randolph, Benson
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.