Sigal Prishtina ka fituar me pesë pikë epërsi ndaj Pejës në ndeshjen e pestë filane të mbajtur në Pejë.
Rezultati përfundimtarë i finales së madhe në Superligën e Kosovës në basketboll ka qenë 70:65 për prishtinasit, njofton Klan Kosova.
Kjo është hera e parë pas disa viteve që Sigal Prishtina arrin të shpallet kampion në Pejë, ndërsa është parë një tension tek tifozët e Pejës të cilët kanë filluar të hedhin gjësende të forta në palestrën Karagaçi.
Shumë nga tifozët tashmë janë larguar nga salla, ndërsa për pak minuta pritet të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve për të dy ekipet si dhe ndarjes së kupës për fituesit.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.