Lajmet e fundit

Sidrit Bejleri është bërë sërish baba.
Këngëtari nga Shqipëria ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se familjes së tij i është shtuar edhe një anëtar i familjes, një vajzë.
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirë se erdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falënderimet për Zotin e Gjithësisë!”, shkroi ai bashkëngjitur fotografive të postuara.
Atij nuk kanë nguruar t’i shprehin urime shumë prej fytyrave të njohura publike të skenës sonë muzikore, duke dëshmuar se ka shumë miq që e vlerësojnë.
https://www.instagram.com/p/ByqFj_RHl7e/