Lajmet e fundit

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami.
Sibel Halimi, ligjëruese e studimeve gjinore ka thënë se nuk është arritur që të trajtohet ekstremizmi fetar.
“Kemi ardhur në këtë situatë ku domosdoshmërisht duhet jemi pro apo kundër, nuk po bisedojmë këtu, për apo kundër shamisë, por po bisedojmë për një frikë që i ka kapluar qytetarët. Edhe brenda BIK-ut nuk kanë bërë përpjeke për të luftuar ekstremizmin”.
Halimi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “shoqëria kosovare ka qenë pre e grupeve të caktuara”.
Sipas saj, prindërit tani janë mekanizëm i rëndësishëm i mbarëvajtjes së procesit mësimor.
Ajo ka thënë se “pse duhet të mendohet se ato që nuk kanë shami janë të pakualifikuara”.
Halimi ka insistuar se shqetësimin e prindërve nuk duhet ta pranojmë si islamofobi.
“Përqindja më e lartë në regjistrimin e popullsisë, ma së shumti kanë dalë myslimanë dhe si ka mundësi që ata të dalin kundër vetvetes”.