Lajmet e fundit

Sia është mirënjohëse për këtë arritje.
Këngëtarja e hitit “Cheap Thrills” ka qenë esëll për gjashtë vjet, dhe ajo shfrytëzoi rrjetet sociale për të falënderuar ata që e kanë mbështetur atë gjatë gjithë udhëtimit, transmeton Klan Kosova,
“Sot gjashtë vjet esëll. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me vetëdije dhe pa”, ka shkruar ajo. “Ju dua”.
Në janar, Sia tha në The Late Late Show se ajo kishte luftuar me drogat dhe abuzimin me alkoolin gjatë gjithë karrierës së saj.
Por gjashtë vjet më vonë, Sia nuk është më konsumuese e drogës dhe alkoolit.