Lajmet e fundit

Qytetarët e komunës së Junikut, po votojnë, e që deri më tani nuk ka pasur ndonjë aksident apo pakënaqësi.
Por i biri i pleqnarit të odës së Junikut, Muharrem Hoxha tregon se dekada më parë nuk zhvilloheshin zgjedhjet si tani.
“Dikur e kemi pasur njeriun e përzgjedhur i cili me tupan ka lajmëruar orën e votimit dhe gjithmonë jemi mbledhur, kur nuk kemi qenë të ndarë”, tha Hoxha.
Madje ky i fundit ka kryer detyrën e tij si qytetar duke votuar në orët e hershme të mëngjesit dhe shpreson që tash e tutje të jenë më të bashkuar.