Lajmet e fundit

Sot, pothuajse në secilën Ministri pati ceremoni të pranim-dorëzimit të detyrave të ministrave nga Qeveria Hoti, tek Qeveria Kurti 2.
Albulena Haxhiu, veç detyrës së re si ministre, mori edhe një buqetë me lule.
Ato ishin dhuratë nga paraardhësi i saj, Selim Selimi dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë që do ta udhëheqë tash e tutje.
Njëjtë veproi edhe bashkëpartiaku i Selimi, Muharrem Nitaj me lule i uroj punë të mbarë ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Të martën, ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliut detyrën i'a dorëzoi edhe Arban Abrashi.
Derisa Armend Zemaj të shëndetësisë, Arben Vitia në ceremoninë e prani-dorëzimit i shkoi bashkë me sekretarin e shkarkuar nga Zemaj, Naim Bardiqi.
Por, sikur kolegët e tij partiak nuk veproi Agim Veliu. Ai vet nuk i'a dorëzoi detyrën Xhela Sveçlës, por në vend të tij këtë punë e bëri zëvendësministri Bajram Gecaj.
Hapat e Veliut i ndoqi edhe ish-ministra e Kulturës Vlora Dumoshi pasi, në vend të saj detyrën Hajrullah Cekut i'a dha zëvendësministri Engelbert Zefaj.