Lajmet e fundit

Ka shumë produkte që kanë shumë veti të dobishme për të cilat ne nuk dimë. Për shembull, farat e avokados.
Sa herë ka ndodhur që ne kemi ngrënë avokadon dhe kemi hedhur farat e avokados?
Me siguri se pa fund herë. Por jemi të sigurt se pas këtij artikulli, ju do t’i shihni ndryshe farat e avokados, madje do të dini edhe shumë mënyra se si t’i përdorni ato për më shumë përfitime.

Farat e avokados kanë veti anti-bakteriale dhe anti-fungale. Kjo nënkupton që ato kanë aftësinë që neutralizojnë mikroorganizma të ndryshme të dëmshme në trupin tonë.
Po ashtu, farat e avokados kanë aftësinë që të përshpejtojnë punën e metabolizmit tonë dhe ndihmojnë trupin që të largojë kolesterolin e keq.
Ndër të tjera, përmbajnë edhe shumë kalcium, magnez dhe vitamin C.
Duke marrë paraysh krejt këto fakte, më poshtë po ju sjellim disa mënyra se si t’i përdorni farat e avokados si produkte kozmetikore.
https://www.instagram.com/p/BRhUu-xj1jI/?utm_source=ig_embed
Falë efekteve anti-bakteriale, farat e avokados janë shumë efektive në trajtimin e akneve, flokëve të yndyrshme dhe problemeve me zbokthin.
Po ashtu ndihmojnë në shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Recetat:
Scrub: Përzieni farat e avokados të griera me kafe të pjekur dhe kripë deti. Aplikojeni këtë përzierje me lëvizje rrethore, të buta.
Krem për puçrrat: Përzieni ujë të vakët me farat e avokados të griera derisa të krijohet një pastë homogjene. Për efekt më të mirë, shtoni disa pika të ndonjë vaji esencial. Aplikojeni këtë krem në puçrrat tuaja dhe lëreni të qëndrojë kështu për 4-6 minuta.
Shampo për flokët: Në një enë me ujë shtoni farat e avokados të griera paraprakisht. Zieni këtë ujë në një temperaturë të ulët, për 30 minuta.
Më pas, filtrojen këtë përzierje dhe pastroni flokët me këtë ujë, pasi t’i keni larë paraprakisht si zakonisht.