Shumë njerëz ankohen se pllakat e banjës nuk u pastrohen mirë edhe pse përdorin detergjente të shtrenjtë.
Kjo ndodh pasi ato bëhen të papastërta për shkak të ujit gëlqeror dhe baktereve të shumta.
Kështu për të mos harxhuar shumë para në detergjentet e pllakave dhe për të kursyer kohën ju duhet të merrni sodë buke dhe uthull për pastrim.
Ju duhet të merrni një enë ku vendosni uthullën dhe sodën e bukës më pas tretni bashkë, kështu e vendosni në pllakat e juaj, gjatë pesë minutave fërkoni pllakat me furçë.
Më pas i shpëlani me ujë të ngrohtë dhe pastaj fërkoni dhe njëherë vijat midis pllakave me sodë buke.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.