28.11.2018 · përditësuar para 2785 dite1 min lexim
Flitet shumë rreth shëndetit dhe mirëqenies.
Me dieta ekstreme duket se të gjithë janë përqendruar se si të jetojnë një jetë më të shëndetshme.
Por ajo që na mban të shëndetshëm ndoshta s’është një dietë e re ose një rutinë stërvitjesh.
Ndoshta mund të përdorim duart dhe fantazinë për mirëqenien e mendjes, trupit dhe shpirtit.
Shkenca ka treguar se përqendrimi që kemi kur punojmë me shtiza apo grep redukton stresin dhe lufton inflamacionin.
Trupat tanë janë në gjendje të vazhdueshme stresi sepse truri ynë nuk e bën dot dallimin mes një debati me shefin dhe një sulmi nga një ari.
Lëvizjet e përsëritura të punës së dorës, për shembull, aktivizojnë sistemin nervor parasimpatik, që qetëson atë reagimin “lufto ose ik”.
Ndaj nuk do të ishte e tepërt të mendonit për punën me shtiza, qëndistarinë ose pikturat, si një praktikë qetësuese ose ndoshta një formë meditimi.
Por kujdes, flasim për atë pjesë të krijimtarisë që realizohet fizikisht, pasi ka punë krijuese si të shkruarit, për shembull, që vënë në punë trurin dhe mund të jenë të lodhshme duke pasë kështu efekt të kundërt me relaksimin, shkruan Living.al.
Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet e punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut.
Studimet tregojnë se puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen dhe meditimin.
Por nëse mbulesat e qëndisura ju duken të dala nga moda, përse nuk përpiqeni të thurni këtë mbulesë krevati, videoja e së cilës po bën xhiron e rrjetit.
Kjo videoe udhëzuese e realizuar nga blogerja Laura Birek ju mëson hap pas hapi se si të thurni këtë batanije shumë të bukur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.