Lajmet e fundit

Aloe Vera e ka origjinën nga Afrika Veriore por përdoret në të gjithë botën si bimë dekorative dhe si ilaç shërimi. Sot njihet veçanërisht për vetitë që ka për heqjen e rrudhave dhe shërimin e djegieve.
Kjo bimë ka gjethe të trasha të mbushura me xhel i cili del vetëm me një të prerë të lehtë. Mund ta gjeni në farmaci, në formën e lëngut ose të xhelit.
Ja çfarë mund të përfitoni nga kjo bimë:
-Shëron plagët
-Mund të përdoret si zbutës për flokët (ose kundër rënies së tyre)
-Përdoret si pastë rroje
-Përdoret si ilaç për të kuruar djegiet
-Redukton kruajtjet
-Redukton rrudhat
-Hidraton lëkurën
-Kuron aknet dhe ekzamat
-Përmirëson imunitetin e trupit
-Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
-Trajton çrregullimet si: kapsllëk, kolit, shqetësimet e stomakut
-Nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut
-Redukton urthin dhe dipepsinë
-Ul inflamacionin tek të sëmurët me artrit