Lajmet e fundit
Mosha 30 vjeçare është një kohë e bukur. Jeni më të mençur dhe i keni pasur disa eksperienca në jetë. Mirëpo, janë disa gjëra qe duhet t’i ndryshoni kur numri 3 të dalë para shumës se viteve tuaja.

Filloni ta doni veten më shumë
Ta duash vetveten dhe të ndiheni rehat nën lëkurën tuaj, është një gjë shumë e rëndësishme pasi të bëheni 30 vjeç. Pasi që të jeni rehatuar në jetë, jeni duke punuar, i paguani vetë faturat tuaja dhe keni një karrierë dhe ndoshta edhe grua e fëmijë, vetëm duke e dashur vetveten do të mund t’i doni të tjerët, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë profesionale.
Ndërtoni jetë private
Jeta juaj private dhe gjërat personale do të kenë impakt kyç në lumturinë tuaj, suksesin dhe kënaqësinë në jetë. Planifikimi i jetës pasi të keni mbushur 30 vjet është gjëja e duhur për të bërë. Martesa dhe të pasurit fëmijë, blerja e një shtëpie, është fillimi i ndërtimit të jetës private.
Bëjeni punën që e dashuroni
Kur të jeni 30 vjeç, duhet të kërkoni atë që ju pëlqen ta bëni. Zhvillojeni pasionin për atë punë. Asgjë nuk është më keq sesa të bërit një punë që e urreni. Gjejeni profesionin ku talenti juaj dhe pasioni shkrihen në një.
Mos e krahasoni veten me të tjerët
Nuk duhet ta krahasoni veten me të tjerët, sidomos pasi të jeni rritur kaq shumë. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe i kemi jetët tona. Krahasimi i jetës tënde me të tjerët, ju krijon stres të paparë psikologjik dhe ua ulë vlerësimin për veten.
Faleni veten për gabimet që i keni bërë
Mos lejoni që pasi të jeni 30 vjeç, ende të ju ndjekin gabimet që i bëtë si 20 vjeçarë. Të gjithë bëjnë gabime, ato janë njerëzore. Njerëzit që e falin veten dhe i përmirësojnë dobësitë e veta, e shmangin të gabuarit në të ardhmen.
Telefonojini prindërit rregullisht
Shumë njerëz gjatë moshash 30 vjeçare, janë aq të fokusuar pas karrierës së tyre, sa i harrojnë personat e tyre më të dashur, prindërit. Kujtohuni se prindërit tuaj po plaken, po ashtu edhe ju. Ata nuk do të jetojnë përgjithmonë, kështu që vizitoni ata dhe telefonojuni rregullisht.