Lajmet e fundit

Stina e verës tashmë ka arritur, dhe plazhi gjithmonë është në rend të parë.
Por, femrat gjithmonë duan të duken bukur edhe në bikin, e për të arritur këtë ja ku i keni disa këshilla më posht se si të dukeni mrekullueshem në rroba banjo.
Sfondi i mbylltë
Nëse ju mundon celuliti, aleati juaj më i mirë është teni i mbylltë. Por meqë ekspozimi i tepruar në diell është i rrezikshëm, e solariumin duhet shmangur në masë të madhe, përdorni prodhime kozmetike. Sot ka preparate të shumta me shumë nuanca që nuk lënë njolla dhe shpërlahen tërësisht.
Bikini i bukur
Nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen tuaj në bikini, para se të filloni të ankoheni përpiquni ta ndërroni atë. Qepja dhe madhësia e bikinit varet nga shumë gjëra. Nëse keni gjinj të fortë bleni bikini pa mbushje e në të kundërtën me mbushje, mes tjerash mbushjet as që dallohen.
Zona e zezë
Gratë si vesë më të madh e konsiderojn barkun e tyre. Deri tek barku i bukur mund të vini me kombinim të shëndetshëm të ushqimit dhe me kostum të përshtatshëm. Pastaj vazhdoni me të vjetrën.
Taket e larta
Nëse dëshironi që në moment të mahnitni simpatinë tuaj, apo në atë moment të dukeni perfekt, mbathni sandale me take të larta. Këmbët do të zgjaten, do të dukeni më vitale e vlen të përmendet se do të dukeni shumë më joshëse. Por, kujdes që taket të mos jenë të holla sepse mund të kapeni për guri dhe të përfundoni me hundë në rërë.
Këmbëzat
Kurrë mos blini bikini që pjesën e këmbëve e kanë të gjatë. Për instant-dukje të mirë iu duhet bikini me këmbëza të prera. Më këtë trik këmbët do të duken më të gjata dhe të ngushta e madje edhe beli do të theksohet. Nëse dëshironi vithe më të gjëra, vishni kostume njëpjesëshe