Lajmet e fundit
Fotografi Eugene Tan ka treguar disa fakte shumë interesante se si mund të bëjmë fotografi perfekte gjatë kohës sa gjendemi në pushime.

1. Jeni çdoherë të gatshëm për foto.
Mos e lëshoni foto aparatin nga dora, sepse rastet e mira mund të ikin brenda sekondave, kështu që shfrytëzojeni momentin e duhur.
2. Gjeni vende të ndriçueshme
Për të bërë fotografi të bukura po ashtu ju duhet të gjeni hapësira në të cilat ka dritë të mjaftueshme.
3. Mirëmbajeni fotoaparatin
Kujdesi ndaj fotoaparatit duhet të jetë maksimal, sepse në një moment mund të humbisni detaje të cilat do të mund ta prishin fotografinë.
4. Shmangeni gabimet
Vendoseni fotoaparatin në pozitë stabile, në mënyrë qo edhe pastërtia e fotografive të jetë e lartë. Nëse nuk mund ta poziciononi diku atëherë mbajeni fortë për dore.