Në shekullin që jetojmë, tradhtia po zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore.
Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri.
Por doni të dini mënyra të tjera se si ta zbuloni tradhtinë? Shihni listën e mëposhtme:
- Mesazhe të gjetura në celular – 41 për qind e rasteve;
- Nëpërmjet rrjeteve shoqërore – 23 për qind;
- Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompjuterin personal – 13 për qind;
- Të kapur në flagrancë – 11 për qind;
- Një shok/shoqe të thotë të vërtetën – 5 për qind;
- Një anëtar i familjes ekspozon tradhtinë – 3 për qind;
- Tradhtari pranon lidhjen e tij spontanisht – 2 për qind.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.