Lajmet e fundit

Prindërit shpesh e gjejnë veten duke u pyetur se a po hanë në mënyrën e duhur fëmijët e tyre dhe po ashtu hasin në shumë vështirësi gjatë kohës që i ushqejnë.
Nëse e keni të vështirë ta ushqeni fëmijën tuaj në mënyrën e duhur dhe ta bindni që ta hani, atëherë ka disa mënyra në të cilat mund të keni kujdes gjatë ushqyerjes së tyre.
Klan Kosova e sjellë në shqip një përmbledhje të këshillave të shkruara nga portali Lifestylehack.
Bëjeni fëmijën pjesë të familjes tuaj
Po mund të thoni, po ai tashmë është pjesë e familjes dhe është gëzimi dhe jeta jonë. Mirëpo, me këtë fjali duam të themi se fëmijën s’duhet ta ushqeni veçmas, por ta ulni bashkë me juve të rriturit në tavolinë gjatë kohës së drekës apo darkës. Nëse e ndani fëmijën gjatë të ushqyerit, atëherë kjo do t’ia humbë aftësinë e tij për tu shoqëruar gjatë të ngrënit dhe kjo ia bën monotone kohën e ushqyerjes.
Ndajeni me fëmijën ushqimin që ju e hani
Nëse i ndani ushqimet që ju hani me fëmijën tuaj, kjo do t’ua bëjë jetën më të lehtë. Mos u përpiqni asnjëherë që ta ushqeni fëmijën me ushqime të ndryshme nga ju.
Flisni me fëmijët për ushqimin
Bëjani interesante kohën e të ngrënit. Tregojini se çfarë po ha, çfarë vitamine ka ai ushqim dhe mësojeni për vlerat që ushqimi ka në jetën e tij.
Filloni ta ushqeni menjëherë me lugë
Shumë prindër mendojnë se fëmijët e tyre nuk kanë nevojë për lugë e pirun deri në një moshë të caktuar. Hëngrën apo nuk hëngrën me lugë, vetëm jepjani ta mbajnë në dorë.