Lajmet e fundit

Që nga dita e parë që ata vijnë në jetë, jua përkushtoni vetveten fëmijëve tuaj. Të qenit prind është detyra më e vështirë dhe njëherit më e bukura në botë.
Lumturia dhe mirëqenia e tyre është gjithçka për ju, prandaj ja disa mënyra se si të ndikoni në lumturinë e fëmijëve tuaj.
Dëgjojini
Dëgjimi aktiv i fëmijëve tuaj, kontakti me sy, mosndërprerja e tyre ndikon në mënyrën se si ata ndihen me vetveten. Nëse nuk ju pyesin për këshilla, mos ua jepni. Në vend se tu jepni vazhdimisht këshilla, bëjuni pyetje se çfarë ata mendojnë për çështje të caktuara. Kur fëmijët tuaj e shohin se jeni shumë të përkushtuar për t’i dëgjuar, ju i inkurajoni që të komunikojnë më ju dhe kjo i bën ata të lumtur. Gjithashtu, kërkoni ide nga ta, rreth shtëpisë apo rreth planifikimit të pushimeve.
Bëni gabime kur ata ju shohin
Fëmijët mësojnë më shumë duke iu parë tek bëjnë gabime, sesa kur ato jua përshkruani me fjalë. Nëse doni që ata t’i mësoni se pjesë e rritjes është edhe të bërit gabime, ata duhet t’ju shohin tek e digjni darkën apo tek derdhni ndonjë gjë në tepih. Gjithashtu, kur bëni një gabim në lidhje me ta duhet t’u kërkoni falje. Kjo do t’i ndihmojë ata të jenë më të lumtur.
Kaloni shumë kohë me ta në natyrë
Nuk ka rëndësi se ku jetoni, gjithmonë mund të gjeni një vend në natyrë për ta kaluar ditën. Natyra ju ndihmon që të çliroheni nga stresi dhe studimet tregojnë se natyra i bën fëmijët më të fortë, e rrit imagjinatën dhe e zvogëlon nivelin e agre4sivitetit dhe gjithashtu e rrit performancën e tyre në shkollë, thotë Federata Nacionale Amerikane e Natyrës së Egër (National Wildlife Federation).
Mësojuni të jenë mirënjohës
Të qenit mirënjohës është njëri ndër elementet që të bën të lumtur. Studime të kryera në Universitetin e Berkeley, kanë zbuluar se të qenit mirënjohës është e lidhur ngushtë me mirëqenien personale. Që ata të jenë të lumtur, mësoni fëmijët tuaj që të jenë falënderues për ato që kanë.