Lajmet e fundit
Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktor të ndryshëm, dhe për disa nga ne, pak stres është në realitet i shëndetshëm.

A e ke ditë se stresi shkakton shumë gjendje serioze nëse nuk trajtohet si duhet? Gjërat sikur kokë dhimbjet, ngërçet, sulmet paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje tjera të pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres. Më poshtë do të flasim për 5 mënyra të lehta se si të eliminoni stresin nga jeta juaj.
Hedh veset e këqia – Nëse vesi i juaj i keqë është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keqë (apo kombimin i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon ato shprehi aq më shpejtë trupi juaj do të tregoj shenja çlirimi dhe kështu bien edhe nivelet e stresit.
Qëndro i fokusuar – Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushoj, kështu duke liruar stresin.
Bëj diçka – Atë që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bënë rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë – mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit për një tonë!
Pastro – E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruat shtëpinë poshtë e lartë shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim të pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.
Fokusohuni në pozitiven – Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në at se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shëmë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shëroj në shumë aspekte.