Lajmet e fundit

Xhelozia është gjithmonë e pranishme aty ku ka dashuri. Por kur ajo shkaktohet pa arsye, edhe prish punë.
Zakonisht shkakton grindje në çift dhe e vështirëson komunikimin. Manifestohet me shprehje të mosbesimit dhe ftohje të marrëdhënieve.
Mos xhelozoni pa arsye
Nëse burimi i xhelozisë tuaj është thjesht imagjinata juaj, kjo është tejet e dëmshme për lidhjen. Do të shkaktonte grindje dhe argumentim të panevojshëm për ju. E si rezultat marrëdhëniet do të acarohen. Xhelozoni vetëm atëherë kur keni arsye të fortë për tu ndjerë ashtu.
Shikojeni lidhjen tuaj nga një tjetër perspektivë
Para se të gjykoni me emocione të thella, shikojeni lidhjen nga një perspektivë tjetër, më të distancuar. Vërini në peshore dyshimet e juaja dhe konstatoni nëse ato janë të bazuara apo vetëm pjellë e imagjinatës.
Fokusohuni në atë se sa e mirë është lidhja juaj
Atëherë, e keni parë të dashurin apo të dashurën tek flirton me dikë tjetër? Nuk ka nevojë për panik. Të gjithë flirtojnë, është e natyrshme. Ajo që duhet ta mendoni në ato momente, është se ju dhe partneri juaj keni një histori të tërë mes vete. Nëse ai ose ajo njëherë ose dy flirton me dikë, nuk do të thotë se dëshiron të ketë diçka me atë person.
Mos rrini në merak se do të ndodh diçka
Largojeni frikën se ai apo ajo mund të ju tradhtojë me dikë tjetër. Të pasurit një ndjenjë të tillë të bën të vuash dhe të mos jesh i qetë. Ndaluni së brengosuri se diçka mund të ndodhë.