Lajmet e fundit

Nëse dëshironi që të keni një paraqitje të mirë para të tjerëve e sidomos në mëngjes, duhet t’i praktikoni disa gjëra gjithmonë.
Nëse doni që gojën ta mbani të freskët duhet gjithmonë të rrini gati ta pastroni, ka thënë dentistja Ada Cooper për Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Lajini dhëmbët gjithmonë pasi të hani
Nëse nuk i lani dhëmbët pasi të keni ngrënë, ushqimi do t’iu mbetet në gjuhë dhe në gojë. Derisa koha kalon ushqimi mbledhë baktere, të cilat mbajnë erë të keqe.
Lajini dhëmbët para se të flini
Të gjitha bakteret që akumulohen në gojë gjatë ditës, do të marinohen në gojë gjatë natës.
Pastrojeni gjuhën
Bakteret nuk grumbullohen vetëm në dhëmbët tuaj por edhe në gjuhë. Prandaj për aromë të mirë të gojës, duhet ta lani edhe gjuhën.
Mbajeni gojën gjithmonë të lagësht
Goja e thatë po ashtu shkakton aromë të keqe. Nëse pini kafe, alkool dhe cigare, kjo mund të shkaktojë aromën e keqe në gojë.