Lajmet e fundit

Disa studiues nga Universiteti i Chicagos, mbështetin teorinë që mund të vihet re shumë qartë nëse dikujt i pëlqen, nga mënyra se si të shikon.
Natyrisht që ky hulumtim nuk mund të mirret si i mirëqenë, sepse dashuria është komplekse dhe nuk mund të matet, mirëpo këto janë disa nga shenjat që dikujt i pëlqeni.
Sipas këtyre hulumtuesve, shikimi i dikujt tregon qartë nëse ndjen diçka për ju, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit i kanë studiuar shikimet e meshkujve dhe femrave, përmes fotografive, dhe kanë mundur të konstatojnë ata kanë pasur ndjenja ose thjeshtë një epsh seksual.
Ai të shikon në sy, jo në pjesë të trupit
Kur ata ndjenjin dashuri, shikimi shkonte në fytyrën e njerëzve në fotografi.
Ndërsa nëse kishin thjesht një epsh seksual, ata shikonin në trupin e personit në fotografi.
Pyet se si e ke kaluar ditën
Kur ju keni intevista të punës, operacione, ose ngjarje të tjera të rëndësishme në jetën tuaj, natyrisht që çdo kush të pyet si si ke kalur ditën. Por jo çdo kush të pyet se si e ke kaluar një ditë të zakont.
Por nuk është vetëm mënyra se si të trajton, por edhe se si të shikon edhe nëse ka vetëm një ditë që nuk jeni parë.
Të prezanton si e dashura e tij
Të prezanton para të tjerëve si e dashura e tij. Kur ai me kranari ju prezanton, para dikujt që është shumë i rëndësishëm në jetën e tij, si ndonjë familjarë apo mik, kjo do të thotë që ai e mendon një të ardhme me ty.
Ta mban dorën në publik
Kur ai nuk ka turp për ta mbajtur dorën në publik, është njejtë sikurse të u tregojë të gjithëve që kjo është e dashura ime pa pasur nevojë që të flasë.