Lajmet e fundit

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ka në përbërje sheqeri që aq shumë duam ta hamë? A keni provuar që ta ndërprisni konsumimin e sheqerit dhe e keni kuptuar se sa e vështirë është?
Ka shumë njerëz të cilët nuk e kuptojnë se janë të varur nga sheqeri. Sipas studiuesve të Universitetit të Princeton, ëmbëltuesit artificialë e kanë efektin e njëjtë neurologjik sikurse kokaina, njëra ndër substancat narkotike më adiktive në botë, transmeton Klan Kosova.
Ja 5-së shenjat se jeni të varur nga sheqeri
Hani më shumë ëmbëlsira se sa që ju duhen
A e keni marrë pakon e biskotave me qëllim që ta hani vetëm një? Dhe pas disa minutash e keni parë se e keni ngrënë të tërën? Kjo është shenja e parë, s’mund të ndaloni së ngrëni sheqer.
Keni nevojë të paevitueshme për karbohidrate si bukë dhe makarona
E shpërbleni veten me ëmbëlsira
Keni provuar të ndaloni së ngrëni sheqet dhe nuk keni mundur
Doni të hani ëmbëlsira çdo ditë pas buke