Lajmet e fundit
Thonë se mund ta rregullosh një vazo të thyer, por ngjitësi do të shihet përgjithmonë. Kjo thënie mund të vlejë për vazot por jo edhe për lidhjet. Në lidhje janë dy njerëz të përfshirë, dhe si njerëz që janë pa dyshim që gabojnë. Sigurisht tradhtia është njëra ndër gjërat më të vështira që ndodh në një lidhje. Por, ka çifte që e kanë tejkaluar dhe kanë jetuar të lumtur përgjithmonë.

Ja disa nga mënyrat se si të tejkalohet tradhtia:
Mendojini gjërat
Personi i tradhtuar në lidhje duhet të vendosë nëse e do të dashurin e vet mjaftueshëm sa t’ia falë çdo gjë që ta shpëtojë lidhjen. Duhet të përpiqeni shumë që ta falni dhe sigurisht shumë sakrifica pas lidhjes. Duhet ta dini që do të jetë e vështirë. Qani dhe lëreni dhimbjen të dalë jashtë.
Flisni mes vete
Të flisni për gjërat që ju kanë lënduar nuk është e lehtë, por është e vetmja mënyrë. Komunikimi, qoftë ai edhe i ashpër ju ndihmon t’i zgjidhni gjërat.
Duhet të veproni
Pas tradhtisë, fjala “të dua” nuk i jep fund një grindjeje. Duhet të bëni gjithmonë veprime, në mënyrë që personi tjetër të ju falë. Kujdesuni që të mos i bëni dhurata, kjo për shkak se mund t’i jepni përshtypjen se po përpiqeni ta ktheni me gjëra materiale.
Falni dhe harroni
Partneri ju ka tradhtuar, e keni diskutuar dhe keni vendosur të vazhdoni tutje që ta bëni të funksionojë. Urime që e latë dashurinë të fitojë. Sigurisht që pas tradhtisë, xhelozia dhe mungesa e besimit do të jetë prezente, por sigurohuni që pasi ta keni falur partnerin të mos shikoni më prapa. Mos i falni lehtë, sepse ai apo ajo duhet ta mësojë mësimin!
Flisni për të kaluarën tuaj
T’i kujtoni gjërat e bukura që i keni kaluar bashkë, momentet e bukura dhe ato të cilat i pëlqeni te njëri tjetri, është një mënyrë e mirë që ta tejkaloni atë që ju ka ndodhur.