Lajmet e fundit

Disa fotografi të vjetra të publikuara në internet, shfaqin më së miri se si përpunoheshin ato kur nuk kishte Photo Shop.
Fotografitë sot modifikohen aq shumë sa ikin totalisht nga origjinali duke i dhënë bukuri artificiale subjektit të atij imazhi.
Mirëpo si ia bënin vajzat e viteve të 50-ta kur programi për rregullim fotografish nuk ekzistonte?
Fotografitë e mëposhtme prezantojnë mënyrën se si janë realizuar fotografitë në formën e tyre finale e të paraqitshme për publikun.
Të publikosh një fotografi pa e përpunuar, sot është bërë pothuajse e pamundur për shkak të zhvillimit të hovshëm teknologjik.
Edhe në mesin e njerëzve të famshëm që kujdesen jashtëzakonisht shumë për pamjen e tyre, Photoshop është shpëtimtar për shkak se ua jep dukjen e dëshiruar.