Lajmet e fundit

Pushtimi i Ukrainës, për të cilin Kremlini këmbëngul se duhet të quhet ‘operacion special ushtarak’, ka rezultuar me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ndikimi te qytetarët rusë tashmë po ndihet.
Monedha e Rusisë, rubla, është rrëzuar dhe shërbimet po rriten me shpejtësi, përfshirë udhëtimet jashtë vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
ShBA-ja, BE-ja dhe shumë vende të tjera kanë mbyllur hapësirat ajrore për avionët rusë.
Disa supermarkete të mëdha ruse po kufizojnë numrin e mallrave bazë, që njerëzit të mund të blejnë në të njëjtën kohë.
Gazetarja e BBC-së thotë se në një dyqan pa një njoftim ku thuhej: "Vetëm një qese 5 kg sheqer për person".
Qeveria atje thotë se kjo është për të kufizuar marrëveshjet në tregun e zi dhe inflacionin.