Lajmet e fundit
Presidenti Putin, i ka vënë vetes qëllime të arritshme në Siri dhe është i bindur se ka dërguar fuqi të mjaftueshme për të i përmbushur ato

Shikuar nga perëndimi, Presidenti Rus, Vladimir Putin, është në diplomacinë e një kasolle qeni.
Sipas korrespodentit diplomatik për BBC, Jonathan Marcus, aneksimi i Putin në Krime dhe përfshirja ushtarake në Ukrainën Lindore, thyen ligjet e vendosura të marrëdhënieve pas Luftës së Ftohtë në Europë.
Patrullimi i gjithnjë e më agresiv i ushtrisë ruse dhe ushtrimet në kufijtë e NATO-s kanë ngritur vërtetë shqetësime edhe në një vend të tillë sic është Suedia, që një konflikt me Rusinë nuk mund të konsiderohet si dicka e pamundur, transmeton Klan Kosova.
Qeveritë ngurruese të NATO-s janë ngadalë duke rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe SHBA po ndërmerr hapa për të përforcuar praninë e saj përpara në Europë.
Rusia natyrisht mbath çizmen në njërën këmbë dhe fajson zgjerimin e NATO-s për gatishmërinë e saj në rritje ushtarake. Por kjo qeveri besohet se ka dërguar agjentët e saj për të helmuar një kundërshtar në Londër, duke lënë një gjurmë radioaktive nëpër qytet.
Interesante pra, mbizotëruese përgjigjia perëndimore për angazhimin e Rusisë së bashku me Qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad në Siri, që argumenton se Rusia dhe Perëndimi potencialisht ndajnë një forcë të përbashkët, transmeton Klan Kosova.
Rusia të paktën deri në një javë apo në goxha kohë është parë si një bashk-sponsor i përpjekjeve diplomatike për të sjellë paqe në Siri dhe një element jetësor në ndonjë zgjidhje. Nëse kjo pikpamje e të menduarit e një dëshire për retrospektivë, do të mbijetojë kasaphanën nga ushtria siriane dhe aleatët e saj në Aleppo mbetet për t’u parë.
Janë forcat ajrore ushtarake ruse ato që më shumë se çdo gjë kanë ndryshuar fatin e Qeverisë së Sirisë. Dhe kjo fuqi, erdhi derisa një raund i ri i bisedimeve ishin duke vazhduar, në mënyrë që të ketë efekt helmues në diskutime para se ata me të vërtetë të fillojnë debatet.
Pra mund të jetë ky një moment kur peshorja do të bie nga sytë perëndimorë dhe qëllimet e vërteta të Rusisë do të bëhen të qarta?
Siria është një problem tmerrësisht kompleks dhe asnjë parti e vetme nuk mund të fajsohet për vazhdimin e luftës.
Ajo cfarë është për tu diskutuar janë synimet politike, dhe këtu Moska u ka dhënë kryeqyteteve perëndimore një mësim për të atë që mund të arrihet, transmeton Klan Kosova.
Me pikëpamjen perëndimore, zgjidhje ushtarake në Siri nuk ka, Moska ka lutur në mënyrë efektive që gjithcka të ndryshojë. Ajo zgjodhi njërën anë, atë besimin ushtarak në kuptimin që ajo do të humbte shumë nëse do të mundtte. Kjo sepse pala kishte aleatë të arsyeshëm efektiv të tillë si luftëtarët e Hezbollahur dhe policëve të ndryshëm të rekrutuar nga Irani për të udhëhequr nga komandantët iranianë. Ndërsa vetë Rusia shpërndau burime të mjaftueshme për të bërë një ndryshim, ajo morri kohë pak por tashmë rezultatet janë të qarta, transmeton Klan Kosova.
Rusia për vete ka vendosur një objektiv të arritshëm për të forcuar Qeverinë Siriane dhe për të siguruar kontrollin mbi një pjesë të rëndësishme të vendit. Duke vepruar kështu ajo ka lëshuar forcën e vet ajrore në masë të madhe kundër luftëtarëve të policisë së mbështetur nga Turqia, arabët e Gjirit dhe Perëndimit dhe është duke fituar.
Ndërkaq në krahasim tashmë qasja perëndimore po ballafaqohet me probleme dhe kontradikta në çdo kthesë. Shumë prej tyre janë të detyruar të bëjnë aleancë me grupet e afërta me Al- Kaedën.
Por, Washingtoni dhe Al- Kaeda, janë objektivisht në anën e njejtë – kontradiktë numër një.
Natyrisht perëndimi është kryesisht në atë për të mundur të ashtuqujturit Shteti Islamik, por a është ky qëllimi kryesor i aleatëve të saj rajonal si Arabia Saudite dhe Turqia?
Jo, qëllimi i tyre kryesor është për të siguruar aksionet e tyre strategjike në Siri, në mënyrë ideale duke shkatërruar presidentin Assad. ISIS, është armiku i tyre por në shumë mënyra. E sigurisht që nuk është problemi tek çështja e kurdëve, aleatët më efektiv të Perëndimit në terren janë luftëtarët kurdë. Ndërsa turqit shohin kurdët si një kërcënim dhe çdo subjekt të sapolindur kurdë si një makth që duhet shmangur me çdo kusht, e ky është kundërshtari numër 3.
Në të kundërtën jeta e Putinit bëhet më e thjeshtë, përcjellë Klan Kosova.
Shpesh thuhet se ka përparsi mbi kolegët e tij perëndimorë duke mos pasur nevojë për t’u shqetësuar në lidhje me opinionin publik. Prandaj rrëzimi i një avioni rus, ka krijuar valë protestash, pak në politikat qeveritare duke bërë të shaktërrohet edhe një avion perëndimor.
Populli është i hutuar po aq sa edhe zotërinjt e tyre politik!
Putin nuk ka qëllimin vetëm në arritjen e synimeve të tij ushtarake në Siri, suksesi i tij madje kërcënon vendin në dy enklava, një pjesë e pasme bregdetare e dominuar nga Qeveria Siriane dhe pjesa tjetër gjerësisht në duart e Shtetit Islamik.
Çfarë do të jetë atëherë zgjedhja e Perëndimit?
Putin ka treguar se Rusia mbetet një forcë në Lindjen e Mesme që duhet llogaritur, pikërisht në kohën kur amerikanët duken më të mirë në aspektin e pavendosshmërisë. Ai ka treguar se Rusia ka një aftësi ushtarake të kufizuar megjithëse tejet mbresëlënëse duke dhënë prodhime prej më shumë pajisjeve më të fundit të vendit të saj, që do të thotë se tani për tani Putin ka një natyrë të fitores, por çështja është se sa kohë do të zgjasë dicka e tillë.
Mbështetjet e Rusisë, janë të paqëndrueshme, çmimet e ulëta të naftës janë vendosur të vazhdojnë, e që a mund një president të i lejojë vetes të rikthehet si në epokën sovjetike?
Por pa bërë asnjë gabim, mendohet se procesi i paqes siriane është i vdekur.
Luftimet do të vazhdojnë me të ashtuquajturat e forcat e moderuara në mes të forcave qeveritare dhe ISIS.
Çështja kurde do të vazhdojë gjithësesi ndërsa rrjedhja e refugjatëve drejt Europës Perëndimore do të vazhdojë pa u pakësuar.
Në përfundim të çdo gjëje z. Vladimir Putin e di atë që ai dëshiron dhe tani për tani ai duket ta ketë marrë atë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.