Lajmet e fundit

Jennifer Aniston është “e mërzitur dhe e dëshpëruar” pasi martesa e saj me Justin Theroux nuk funksionoi si duhet.
“Ajo nuk e ka besuar se do të jetë beqare sërish”, ka thënë një burim i afërt me aktoren për revistën People.
Ndonëse nuk është duke kërkuar një lidhje dashurie sërish, aktorja beson në dashuri.
Aniston dhe Theroux shokuan kur javën e kaluar bënë publike ndarjen e tyre pas dy vjetësh martesë dhe shtatë vjetësh lidhjeje, transmeton Klan Kosova.
“Për të shmangur spekulimet e mëtutjeshme, ne kemi vendosur që të bëjmë publike ndarjen tonë. Ky vendim është i dyanshëm dhe është marrë në fund të vitit të kaluar. Ne jemi miq të ngushtë të cilët kemi vendosur të ndajmë rrugët tona si çift por të vazhdojmë të mbesim miq të mirë.
Mund ta bënim këtë privatisht por duke parë se industria e thashethemeve nuk mund të rezistojë të spekulojë dhe shpik, ne duam të themi të vërtetën.
Çfarëdo tjetër që thuhet për ne nuk vjen nga ne por nga fiksimet e dikujt tjeteër. Mbi të gjitha, ne jemi të vendosur të mbajmë respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin”, thuhet në deklaratën e ndarjes së tyre.
Sipas një burimi të afërt me aktoren, sa i përket të ardhmes, ajo nuk është fanse e daljeve në takim dhe asnjëherë nuk ka qenë.
Ajo gjithmonë e ka konsideruar si diçka të pakëndshme, thotë ky burim.
“Ajo e urren vëmendjen e mediave të cilën e di se do ta ketë tani. Por ajo beson se do të dashurohet sërish dhe do të kalojë jetën me njeriun që e do”.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, ata u ndanë si pasojë e stilit të ndryshëm të jetës.
“Nuk mund të gjenin pikën e përbashkët që i bënte të dy të lumtur. Kjo ishte e lodhshme dhe frustruese. Për shumë muaj me radhë, ata u përpoqën të bënin që kjo të funksiononte. Madje ata ishin edhe në terapi për çiftet”, thonë burimet pranë tyre.
Por Aniston duket se është “OK” me ndarjen pasi sipas atyre që janë të afërt me të, “ajo ka një jetë të mrekullueshme që e do dhe është shumë mirënjohëse”.