Lajmet e fundit

Sot, në zemër të Prishtinës, po festohet Dita e Flamurit, e shoqëruar me një atmosferë festive, këngë patriotike dhe valle tradicionale.
Edhe pse moti me shi ka ndikuar pak në zhvillimin e aktiviteteve, nuk ka munguar pjesëmarrja e qytetarëve, përfshirë fëmijë me simbole kombëtare dhe veshje tradicionale, raportoi direkt nga sheshi i kryeqytetit, gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda.
Gjatë orëve të mbrëmjes, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin edhe koncert dhe aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese. /Klankosova.tv