Lajmet e fundit

Pjesa më e madhe e grave në moshën fertile, me ardhjen e menstruacioneve ankohen se kanë një “përzierje” ndjesish të vështira për t’u përkufizuar. Këto shfaqen disa ditë deri 2 javë, përpara ciklit menstrual dhe përmirësohen apo zhduken plotësisht me nisjen e ciklit.
Dismenorea është shprehje që paraqet dhimbjet shtrënguese gjatë kohës së ciklit menstrual. Kryesisht fjala është për dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqëza, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri te dhembjet me intensitet më të madh, të cilave shpesh i bashkëngjitet dhimbja e kokës, vjellja dhe barkqitja.
Dallohet dismenorea primare te e cila lajmërohet menstruacioni i parë dhe kryesisht ka karakter funksional ngadismenorea sekondare e cila lajmërohet më vonë gjatë jetës dhe kryesisht është pasojë e ndonjë sëmundje tjetër në legen (pelvis), së shpeshti endometrioza. Shumë ekspert mendojnë që simptomat e dismenoresë janë shkak i shprehive kequshqyese dhe problemeve emocionale të përballueshme. Vlerësohet se afër 60% e grave vuajnë nga dhembjet mujore.
Pse paraqitet?
Në numrin më të madh të rasteve, kontraksionet e paraqitura janë të natyrës funksionale. Kjo nënkupton disa procese natyrore të cilat paralajmërohen kah fundi i ciklit menstrual në mitër, intensiteti i të cilit e tejkalohet rëndom.
Për shkak të lodhjes së funksionit të trupit të verdhë dhe rënies fiziologjike të nivelit të hormoneve të trupit të verdhë kah fundi i ciklit menstrual, vjen deri te tkurrja e enëve të gjakut dhe iskemisë së mukozës së mitrës.
Kjo është e përcjellë me lirimin e panumërt të sasisë së prostaglandineve të tipit alfa, bartësit kimik të porosive, të cilat shkaktojnë kontraksione të forta. Me fjalë te tjera kontrakcionet e mitrës paraqiten përmes vendeve ‘bashkëngjitëse’ në sipërfaqen e hollë të fijeve nervore vegjetative të cilat e mbështjellin dhe janë stimuluese në aspektin psikologjik dhe hormonal.
Shkaktari tjetër i dhembjeve nënkupton sëmundjet organike, si shkaktar të paraqitjes së dhembjeve mujore. Shkaktarët më të shpeshtë organik janë endometrioza, polipi i mitrës, mioma, malformacionet e saja, disa rritje tumorale në pelvisin e vogël.
Ankesat
Simptoma fizike: dhimbje gjoksi, ndjesi fryrjeje, ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve, shtim në peshë, dhimbje koke, migrenë, ndryshime në oreks, akne dhe probleme të tjera me lëkurën, kapsllëk ose diarre, rigiditet muskulor ose të kockave, dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë, dhimbje barku.
Simptoma psikologjike: luhatje të humorit dhe depresion, dëshirë për të qarë, lodhje, përgjumje, tension, rritim, vështirësi në përqendrim, ndryshime në dëshirat seksuale, shqetësime me gjumin, agresivitet, humbje e vetëkontrollit.
Trajtimi
Te rastet me shkaktar funksional munden të përdoren bllokatorët selektiv të biosintezës së prostaglandinës F2alfa në doza të vogla – acidi acetilsalicilik, si dhe barnat josteroide kundër inflamacionit ketoprofen (ketonal, knovan), diklofenak (naklofen, voltaren), ibuprofen (brufen, neofen) duke filluar disa ditë para menstruacioneve të pritura. Veprim të mirë kanë kontaceptivët oralë.
Metoda më e re e shërimit të dismenoresë është aplikimi i flasterit të nitroglicerinës. Veprim i padëshirueshëm janë kokëdhembja që mund të shmanget me ibuprofen.
Tek shkaktari organik i dismenoresë sekondare mjekimi varet nga analizat. Në raste të shumta, ndërmjetësuese është terapia kirurgjikale, psh largimi i polipit, miomi, vatra endometrioze.
Dhimbjet që përmirësohen me anë të ushqimit
Ndryshimi i mënyrës së ushqimit përmirëson shkëlqyeshëm dhembjet premenstruale. Këshillohet ushqimi që e balancon metabolizmin e eikosanoideve, kombinuar me marrjen e sasive të konsiderueshme të vitaminës B6 (100mg në ditë), magnezium 3 herë në ditë nga 100mg dhe vitamin E njëherë në ditë, 50mg. Ndryshimi i mënyrës së ushqimit zvogëlon prodhimin e tepërt të prostaglandinës dhe vihet baraspesha.