Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” fillon me irritimin e Belizit ndaj Fermanit pasi dje ishte treguar shumë egoist, por, si përfundim të fjalëve të saj mori një puthje të papritur nga Ferman.
Para tyre del kryemjeku Tanxhu, me një duartrokitje për puthjen e tyre, më pas i drejtohet Belizit duke i thënë “mos gabo të ankohesh” pasi janë të njëjtë me Fermanin, si kapaku me tenxhere.
Babai i Nazel ka përgatitur mëngjesin për Nazel dhe Aliun dhe Ajçelën, përderisa Ali kujton se i ka dhënë para babait të saj dhe ai ka blerë alkool.
Mjekët dhe asistentët e spitalit, dalin në pritje për rastet e reja në spital. Ferman telefonon Ferdën për të ardhur në spital, dhe ajo posa bëhet gati të niset në derë të shtëpisë është Aliu.
Doktor Adil e pyet Aliun se a është mërzitur pasi Ferda deshi ta gjuaj lulën tënde, por Ali ka tjetër pergjigjje, ai është mërzitur pasi babai i Nazel përsëri po pi. Doktor Adil i thotë Aliut që të shkoj dhe ti tregoj Nazel, pasi këto gjëra nuk duhet të fshihen.
Në sallën e operacioneve situata mes pacientëve po ndërlikohet, Tanxhu shkon aty dhe përpiqet të marrë në dorë situatën.
Beliz viziton Doktor Adilin dhe e shikon se si ai ka filluar ti bëj hapat e parë për shërimin e krahut të tij, ata flasin edhe për gjykimin qe do te ndodh me rastin e e vdekjes se Kivilcimit, Doktor Adil i thotë Beliz-it që të shkoj ajo vet dhe ta kryej këtë punë me avokatët, pasi po ta dinte Aliu do të bënte panik.
Ali po përgaditë vetën që të flas me babain e Nazel, por rrugës për në byfe ai sheh Nazel me babain e saj si dhe Gulinin dhe Guneshin, të gjithë së bashku po knaqeshin dhe Ali mbetët i habitur.
Nazel bisedon me pacientën e cila është sulmuar fizikishit nga një djalë, ajo flet me të në mënyrë që ajo mos ta fajsoj vetën dhe të jetë më e fortë.
Ali flet me babain e Nazel, dhe i thotë se dje eka ndjekur nga pas dhe të kam parë duke pirë alkool. Por, Ismeti nuk e pranon këtë, duke i thënë se nuk ishte alkool dhe se ju nuk më keni parë as të pirë e as të alivanosur.
Përderisa Doktor Adili bën terapit, ai pranon një telefonatë nga Beliz, fatkeqsishit lajmi është i hidhur. Gjykata nuk e ka pranuar raportit e Universitetit, kështu që Aliu do të gjykohet.
Për këto shtjellime dhe shumë të tjera interesante, ndiqeni episodin e sotëm “Doktori i Mrekullive” me fillim nga ora 18:55 vetem ne ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.