Lajmet e fundit

Së pari në dorën e majtë e pastaj në kokë. E kur Sabile Mavrovqani u rrëzua në tokë, burri i saj Nuhiu dyshohet se nuk u ndalë se godituri atë me gyp të hekurit derisa ia theu kafkën.
Këto plagë nuk i përballoi 34 vjeçarja e cila vdiq me 25 korrik në Berivojc të Kamenicës. Këtë e thotë edhe raporti i autopsisë të cilin e siguroi Klan Kosova.
"Nga përfundimi i raportit të autopsisë konstatohet se vdekja e tani të ndjerës Sabile Mvrovqani është e dhunshme dhe ka ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes mbrendatrunore në të dy hemisferat e trurit, e shoqëruar me thyerje të kockave".
Përfundimi i këtij raporti gjatë kësaj jave, mundësoi ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Gjilanit ndaj Nuhmi Mavriqanit, këtë të enjte.
Por, sipas prokurorit të kësaj lënde, Arben Ismajlit i dyshuari nuk e ka pranuar fajin e plotë për vrasjen e gruas.
Kronikë e gazetares Qendresa Tershana.