Lajmet e fundit

Gratë të cilat bazuar në orën biologjike të tyre janë persona të mëngjesit kanë nivel më të ulët të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit, kanë deklaruar hulumtuesit britanikë.
Ekipi nga Universiteti Bristol ka thënë se arsyet për këtë ende pritet të zbulohen.
Sipas tyre këto të gjetura janë të rëndësishme ngase tregojnë ndikimin në rrezikshmërinë tek gratë.
Sipas ekspertëve ky studim, i cili u prezantua në Konferencën për Kancer NCRI në Glasgow, ofron prova të reja lidhur me rëndësinë e gjumit në shëndetin e përgjithshëm.