Lajmet e fundit

Kur blerësit e ardhshëm të armëve do të vizitojnë një dyqan të licencuar armësh në Florida për të tentuar për të blerë një armë zjarri, ata së pari duhet të plotësojnë një formular i cili do të kontrollohet nga sfondi federal.
Këta të fundit do të pyesin për klientin në fjalë nëse ai ka qenë ndonjëherë i dënuar për ndonjë krim apo ka qenë i akuzuar për dhunë kriminale, si vrasje, rëndim sulmi apo zjarrëvenie, njofton Klan Kosova.
Nëse përgjigjia ndaj tij është ‘’po’’ atëherë blerja do të i refuzohet. Nënpunësit gjithashtu do të kryejnë një kontroll kriminal brenda disa minutave përmes një telefonate në Departamentin e Zbatimit të Ligjit në Florida.
Në rast se personi në fjalë ka qenë i dënuar për kundërvajtje të dhunës në familje, atëherë kjo do të jetë edhe një arsye më tepër apo arsyeja e dytë për të mohuar një blerje arme në Florida.
Sipas avokates për menaxhimin e të Drejtës për Parandalimin e Dhunës me Armë, Laura Cutilletta, ka një përqindje të lartë të vdekjeve në qoftë se një person ushtron dhunë ndaj familjes dhe posedon një armë madje ajo konsideron se ‘’armët në një situatë të dhunës në familje janë një recetë për vrasje’’, njofton Klan Kosova.
Këto janë vetëm disa nga ligjet që do të iu nënshtrohen apo t'i zbatojnë, personat të cilët vizitojnë ndonjë dyqan armësh në Florida, për të blerë një të tillë.