Telefonin e kishte lënë në dollapin ku i vendos çdo ditë gjërat personale.
Por, pas përfundimit të orarit të punës, nuk e gjeti më.
Në mes të ditës, pa i vërejtur askush, dy fëmijë dyshohet se depërtuan nga hapësira e shitjes tek depoja, duke ia marrë një iPhone 11 punëtores së marketit, raporton Kiks Kosova.
Se kush ia kishte vjedhur telefonin, e kuptoi vetëm pasi pa pamjet nga kamerat e sigurisë.
Rastin e kishte raportuar në polici, por deri më tani telefoni nuk i është kthyer.
E megjithatë, ky nuk ishte rasti i vetëm. Të njëjtët fëmijë dyshohet se në muajt e fundit kishin shënjestruar disa biznese në Ferizaj.
Në një supermarket tjetër, që ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, ata nuk kishin hyrë për të blerë. Sipas dyshimeve, aty i vodhën rreth 180 euro para të gatshme.
Rastin për Kiksin e konfirmoi shefi i sigurimit të asaj qendre.
Paratë nuk u gjetën dhe ende nuk dihet se ku kishin përfunduar.
Ndërkohë, mjetet piroteknike të Vitit të Ri, siç duket iu kishin tepruar.
Katër të mitur dyshohet se vendosën t’i shpërthenin brenda një butiku rrobash. /Klankosova.tv
https://youtu.be/g18bciZro1U
Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/policia-i-dorezon-ninxhat-e-fushe-kosoves-te-prinderit-ata-serish-ne-rruge-video/
https://klankosova.tv/cka-po-i-kthen-femijet-e-kosoves-ne-kriminele-video/
https://klankosova.tv/nen-14-vjec-e-te-paprekshem-nga-ligji-7-femije-vjedhin-para-e-skutere-ne-gjithe-kosoven-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.