Lajmet e fundit

Melissa McCarthy është kritikuar vazhdimisht për peshën e saj trupore ndonëse ajo vetë nuk ka preferuar shumë të flasë rreh tkësaj teme.
Por kur ajo është pyetur se si ka humbur peshë, 45 vjeçarja ka thënë se “sekreti” i saj është një “jetë monotone”.
“Jeton qetë, nuk bën asgjë për të argëtuar dhe flen në orën 7:30 - ky është sekreti” ka thënë ajo për Extra, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka treguar për People se në momentin që ajo ka ndaluar së shqetësuari, ajo ka filluar të sheh diferencën e saj në trup.
“Kam ndaluar të analizoj, mendoj shumë dhe të bëj gjithçka më shumë se sa që duhet. Jam kthyer pas në kohë sikur kur isha shtatzënë dhe kisha ndaluar të mendoja dhe të nervozohesha për gjëra të tilla dhe duket se kjo në një mënyrë ose tjetër kjo ka funksionuar” ka vazhduar ajo.
McCarhty përpos që është një shkrimtare e mirë, aktore si dhe një nënë dhe një grua e devotshme, së fundmi ka zhvilluar edhe biznesin e saj të modës.
Ajo ka thënë gjithashtu se është duke u përpjekur të bëjë të gjitha gratë me forma të ndryshme trupore të ndihen mirë me veten.