Lajmet e fundit

Modelja Kendall Jenner ka reflektuar për vitin 2016 duke treguar disa nga momentet e saj të mirë dhe më të këqija.
“Fakti se isha në ballinën e revistës Vogue ishte diçka e jashtëzakonshme, ishte shumë më shumë se sa kisha pritur por po pres vitin 2017 për të parë se ku po shkon karriera ime, kam shumë plane”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar poashtu se fakti se ajo merret shumë me karrierën e saj, bën që ajo të kalojë pak kohë me familjen e saj, gjë që ajo konsideron si “pjesën më të vështirë të punës”, transmeton Klan Kosova.
“Më mungojnë motrat e mia, pjesa tjetër e familjes, ashtu si edhe miqtë e mi. Por koha kur jemi bashkë, është shumë më speciale”.
Jenner ka folur edhe për ditëlindjen e saj të 21-të, si dhe faktin se ajo vitin që po e lëmë pas është përballur me ankth.
“Ankthi dhe stresi ishin një sfidë shumë e madhe për mua vitin që po e lëmë pas, por mendoj se jam gati të përballem me të”, ka shtuar ajo.
Në ndërkohë, viti 2017 pritet të jetë një vit shumë i ngarkuar për Jenner, e cila në muajin janar do të jetë pjesë e ballinës së Vogue.