Lajmet e fundit

Pas ndarjes së aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, u fol për një lidhje të mundshme të Pitt me aktoren, Marion Cotillard.
Të dy kanë luajtur në filmin, Allied, e për këtë arsye lindi dyshimin që ata kanë pasur një aferë, transmeton Klan Kosova.
Të hënën, aktorja gjatë konferencës për media ka treguar se si ishte të filmonte skena seksi me Pitt.
“Kur e di saktësisht se çfarë do bëni, më pas mund të aktroni dhe të liroheni nga emocionet pasi nuk mund të mendoni se çfarë do bëjë pas kësaj? Ose a do të jem mbi të? Nuk mendon kështu pasi nëse e mendon bëhet situatë e çuditshme”.
“Shikoheni në sy dhe thuani okej kjo është e çuditshme. Më pas hyp mbi të dhe fillon të puthesh”.
Ylli i filmit La Vie En Rose është e dashura e Guillaume Canet që nga viti 2007 dhe të dy kanë nj djalë pesëvjeçar.
