Lajmet e fundit

Por, të gjitha ato vetura që sot u nisen për në Brezovicë, pa pajisje dimërore, u deshtë të kthehen mbrapsht.
E për ata që ishin të pajisur mirë nuk kishte ndonjë problem.
Nuk munguan as ata që u nisën në këmbë, por u dorëzuan në gjysmë të rrugës.
Por, dikush edhe pse nuk arriti deri të pista, opsion kishin edhe rrugën që të skijonin.
Trashësia e borës në këtë pjesë ishte goxha e madhe, sa që mezi dalloheshin shenjat komunikacionit, njofton Klan Kosova.
Edhe pse kompanitë për pastrim në këtë rajon u panë duke pastruar rrugët nga bora, vizitorëve po u pengonte diçka.
Pavarësisht pastrimit, vështirësi për qarkullim pati gjatë gjithë ditës.
Telashe i doli edhe këtij autobus, të cilin udhëtarët u detyruan ta ndihmojnë për të lëvizur, gjë që solli edhe këtë aksident të vogël, por pa të lënduar.
Kronikë nga Klan Kosova.