Lajmet e fundit

Linja e të brendshmeve “Victoria’s Secret” është sinonim I fjalës seksi dhe elegante.
Kjo linjë karakterizohet me femra të bukura dhe shumë seksi dhe në bazë të kësaj mund të gjykohet se kjo markë është relativisht e re. Por, në fakt “Victoria’s Secret” është themeluar qysh në vitin 1977 kur Roy Ramond dhe bashkëshortja e tij vendosën ta krijojnë këtë markë.
Dhe ndonëse tash marka e të brendshmeve “Victoria’s Secret” njihet për pasarelat e saj në fillim reklamonte produktet e saj përmes katalogjeve.
Katalogjet e viteve 1979 dhe 1982 kishin modele që shfaqeshin pa filtra, pa pohotoshop dhe pa efekte të tjera. Ato pozonin krejtësisht natyrale, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse sot sesionet fotografike njihen për efektet e shumta që kanë, dikur gjërat ishin më ndryshe.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë e këtij katalogu ku femrat ishin shumë më natyrale dhe trupat e tyre pranoheshin ashtu siç ishin pa ndërhyrë me efekte të ndryshme.