16.05.2017 · përditësuar para 3364 dite1 min lexim
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka thënë se duke parë zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, qëndrimet e tyre për një koalicion të mundshëm nuk janë afruar, por vetëm se janë larguar më shumë.
Konjufca ka thënë se Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës “është një ministër i dështuar”.
“Hoti nuk është asgjë më shumë sesa një ministër i një koalicionin LDK-PDK, i cili ka qenë koalicion i dështuar”.
“Hoti është një ministër i një qeveri të dështuar”.
“Një qeveri e cila aspektin ekonomik, akseptin e punësimit dhe atë të varfërisë nuk i ka prek fare, për këtë kemi një eksod të të rinjve nga Kosova”.
“Pra unë mendoj se kjo ka qenë qeveri e mërgimit. Dhe njëri prej ministrave kryesor ka qenë Hoti. Po të kishte qenë kjo Qeveri e suksesshme, do të mburrej edhe ai, në të kundërtën nuk ka për çfarë të mburret”.
Konjufa këto komente i ka bërë në një lidhje direkte për Info magazine të Klan Kosovës, derisa ka thënë se Kurti është kandidati më i mundshëm për kryeministër në partinë e tyre.
“Albin Kurti është një lloj i liderit i cili ka ushqyer shpresa të vazhdueshme te populli i Kosovës dhe ka shkuar vazhdimisht në rritje”.
“Është një njeri i cili e mishëron një lloj të drejtësisë së natyrshme në shpirtin e tij – gjë që është shumë e rëndësishme për një lider të ardhshëm”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.