20.05.2016 · përditësuar para 3709 dite1 min lexim
Në fillim të viteve 1970 dy nga anëtarët e grupit njujorkez, Ëicked Lester, Paul Stanley dhe Gene Simmons, vendosën që të themelojnë një grup të ri.
Ata gjithashtu rekrutuan edhe bateristin, Peter Criss dhe kitaristin Ace Frehley dhe në fillim të vitit 1973 ata themeluan grupin që do njihej si – KISS.
Koncerti i tyre i parë ishte më 30 janar të atij viti, por që nuk rezultoi me aq sukses, transmeton Klan Kosova.
Por vetëm disa muaj më pas, ata vendosën që të ndryshojnë pamje dhe para publikut të paraqiten tërësisht ndryshe.
Gjatë performacës së tyre në The Daisy in Amityville në New York më 9 dhe 10 mars, anëtarët e grupit në skenë u parqitën të grimuar me ngjyrë të bardhë dhe të zezë.
Secili nga anëtarët reflektonte një karakter ose personalitet ndryshe nga tjetri.
Më poshtë mund të shikoni disa nga prapaskenat kur anëtarët e këtij grupi grimoheshin gjatë vitit 1975 për të performuar para publikut.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.